Aktualitet

Ata ishin TRE/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Taulant Beqirajt, dy të rinj  ndaluan 31-vjeçarin që ecte në trotuar, një e

3 Mars 2021, 20:07 Nga DOSJA
Ata ishin TRE/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Taulant Beqirajt, dy të

VLORËDosja.al ka mësuar se numri i personave që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Taulant Beqirajt ka qenë tre. Dy prej tyre, kanë zbritur nga mjeti me ngjyrë gri i llojit “Ford”, dhe kanë ndaluar 31-vjeçarin që po ecte me qetësi në trotuar.

Një prej tyre, i mbushur në trup dhe i veshurm e xhup të zi e bluzë të bardhë, ka nxjerrë armën e dhe e ka qëlluar nga një distancë prej shumë pak centimetrash. Më pas të dy janë kthyer në mjet, ku i priste një person i tretë dhe janë larguar prej aty.

Ekzekutimi i Beqirajt ndodhi mesditën e sotme. I riu ishte një person me precedentë penalë dhe përdorte edhe mbiemrat Gjikaj e Manaj. Deri më tani po hetohen dy pista, përplasja me armë zjarri e ndodhur në vitin 2018 ku u përfshi dhe Beqiraj si dhe prishja e pazareve të drogës në Norvegji.

I arrestuar për ngjarjen është biznesmeni i njohur në zonë, Hansi (Andi) Jonuzi, i cili ka mohuar përfshirjen në krim. Nuk dimë të themi nëse Jonuzi, është ndonjë nga personat e filmuar nga kamerat e sigurisë që shihen në videon e publikuar më herët nga Dosja.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasje ne vlore vritet taulant gjikaj taulant beqiraj taulant gjikaj taulant manaj vrasje ne vlore vritet taulant gjikaj

Sondazh

Poll