Autorët e pamaskuar! Publikohet MOMENTI i ekzekutimit të Taulant Beqirajt, 31-vjeçari ra menjëherë në tokë pas plumbave,
3 Mars 2021, 19:28Nga DOSJA
VLORË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e vrasjes së Tualant Beqirajt në Vlorë. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, autorët janë dy. Në momentin që Beqiraj po ecën qetësisht në këmbë, autorët dalin nga makina dhe afrohen drejt objektivit, të pamaskuar.
Njëri prej tyre, i mbushur në trup, veshur me një bluzë të bardhë dhe xhup të zi, afrohet dhe e qëllon Beqirajn me një distancë prej disa centimetrash. Më pas me shpejtësi, të dy futen në makinën tashmë të sekuestruar dhe largohen. Nga ana tjetër, Beqiraj lëviz për disa sekonda, mundohet të nxjerrë armën që kishte në brez, por pa sukses.
Brenda pak çastesh, ndërron jetë…Ekzekutimi i Beqirajt ndodhi mesditën e sotme. I riu ishte një person me precedentë penalë dhe përdorte edhe mbiemrat Gjikaj e Manaj. Deri më tani po hetohen dy pista, përplasja me armë zjarri e ndodhur në vitin 2018 ku u përfshi dhe Beqiraj si dhe prishja e pazareve të drogës në Norvegji.
I arrestuar është biznesmeni i njohurnë zonë, Hansi (Andi) Jonuzi, i cili ka mohuar përfshirjen në krim. Nuk dimë të themi nëse Jonuzi, është ndonjë nga personat e filmuar nga kamerat e sigurisë që shihen në videon më lart.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Disa persona, ende të paidentifikuar, janë shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje në lidhje me sulmin me armë zjarri, të ndodhur një ...
TIRANË – Teksa po afron një vjetori i pranisë së covidit në Shqipëri, mes të infektuarve ka edhe rreth 71 mijë persona që e kanë kaluar sëmundjen, por mjek...
ELBASAN- Ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e sotme 62 vjeçari, i cili u përplas në mesditë nga një trajler.Policia bën me dije se, i moshuari i identif...
TIRANË– 21 të vdekur dhe 851 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
ITALI- 6 shqiptarë janë dënuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen për shitje droge.Sipas mediave italiane, grupi komandohej nga Shkëlzen Kasa 36 vjeç,...
VLORË– Pamjet që po shikoni tregojnë “Far-West”-in e ndodhur në mes të Vlorës, pranë kishës Ortodoske, ngjarje në të cilën u përfshi edhe Taulant Beq...