Bota

Alpinistët nga Kosova sfidojnë temperaturat e ulëta dhe ngjisin majën më të lartë të alpeve shqiptare, Jezercën 

3 Mars 2021, 18:12 Nga DOSJA
Alpinistët nga Kosova sfidojnë temperaturat e ulëta dhe ngjisin

JEZERCË- Një grup alpinistësh nga Kosova kanë ngjitur malin e Jezercës. Burime për Dosja.al thonë se “Kosova Montain Club” e përbërë prej 36 personash janë ngjitur në malet e alpeve ditën e djelë. Ngjitja e malit të Jezercës në këtë periudhë konsiderohet si shumë e vështirë për shkak temperaturave të ulta dhe borës së madhe e cila vështirëson ngjitjen.

Ngjitja e Jezercës, filloi në Valbonë, dhe zgjati për 14 orë. Grupi u nis nga Valbona në orën 4.30 të mëngjesit dhe rreth ores 13.00 grupi i alpinistëve kanë arritur në Jezercë. Dy nismëtarët e kësaj aventure ishin Adriatik Gacaferi dhe Rinor Kadria, si dhe udhrrëfyesit e grupit

Ndërkohë që pjesë e alpinistëve ishte edhe Arineta Mula, një alpiniste që ka ngjitur edhe malin më të madh në botë atë të Everestit. Mula ishte së bashku me 5 vajza të tjera, të cilat kanë ngjitur malin e Jezercës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora adriatik gacaferi arineta mula kosova montain club rinor kadria adriatik gacaferi arineta mula kosova montain club rinor kadria

Sondazh

Poll