Bota

Humbën jetën pasi u vaksinuan, Koreja e Jugut hap hetim kundër AstraZenecës 

3 Mars 2021, 16:27 Nga DOSJA
Humbën jetën pasi u vaksinuan, Koreja e Jugut hap hetim kundër

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut ka hapur një hetim kundër AstraZenecës, pasi dy persona humbën jetën disa ditë pas marrjes së vaksinës. Reuters shkruan se edhe vetë AstraZeneca është në dijeni të hetimit, por ata kanë deklaruar se siguian e vaksinës është studiuar gjerësisht dhe se të dhënat klinike e kanë vërtetuar këtë.

Drejtori i Kontrollit të Sëmundjeve të Korenë e Jugut (KDCA), Jeong Eun-kyeong po kryhen hetime për të parë nëse vdekja e personave ka lidhje me vaksinimin.

“KDCA po kryen sondazhe epidemiologjike me autoritetet përkatëse lokale … për të konfirmuar çdo lidhje me inokulimin,”tha Eun-kyeong.

Por sipas të dhënave të deri tanishme asnjë gjë që lidh vdekjen me vaksinën nuk është konfirmuar. Pacientët që vdiqën janë një i moshuar 63 vjeç dhe një tjetër 50 vjeç.

Në Koren e Jugut vaksinimi filloi javën e kaluar. Deri tani janë vaksinuar 85,904 me dozën e parë të AstraZenecës dhe 1,524 doza të tjera me Pfizer.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca jeong eun-kyeong vaksinimi ne koren e jugut astrazeneca jeong eun-kyeong vaksinimi ne koren e jugut

Sondazh

Poll