Bota

Akuzat e eurodeputetes franceze: Pse BE-ja ju nënshtrua kompanive të mëdhaja farmaceutike

3 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
Akuzat e eurodeputetes franceze: Pse BE-ja ju nënshtrua kompanive të

BRUKSEL– Eurodeputetja franceze Manon Aubry, duke iu drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së von der Leyen, tregon se udhëheqësit e mëdhenj farmaceutikë dominojnë politikën e shpërndarjes së vaksinimit dhe mungon transparenca.

“Asnjë informacion mbi negociatat, pavarësisht nga kërkesat e Parlamentit tonë. Vetëm tre kontrata të bëra publike, në sajë të presionit të qytetarëve tanë, por të gjitha informacionet më të rëndësishme si çmimi, orari i dorëzimit, apo edhe detajet e klauzolave ​​të përgjegjësisë janë të fshehura . Për kontratat e tjera do të duhet të presim derisa laboratorët të denjojnë t’i botojnë, sepse po, ata janë ata që vendosin “,– akuzon Aubry.

Sipas Il Riformista, katër minuta në të cilat eurodeputetja franceze, një eksponente e së majtës radikale të La France Insoumise, kritikon drejtimin evropian duke kërkuar krijimin e një komisioni hetimor mbi përgjegjësinë e Komisionit Evropian mbi menaxhimin e situatës.

Kritikat e tjera mbërrijnë mbi menaxhimin e dërgesave të vaksinave dhe patentave vetë ku sipas saj është bërë  një rrëmujë me vonesat dhe asnjë program nuk respektohet, sepse laboratorët vendosin se kur bëhet proçedura dhe patentat mbeten pronë ekskluzive e firmavave të mëdha farmaceutike. Si pasojë, shtetet nuk mund të prodhojnë në një shkallë të gjerë dozat për të cilat bota ka shumë nevojë .

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota manon aubry vaksinat ne be manon aubry vaksinat ne be

Sondazh

Poll