Bota

Situata përkeqësohet, Greqia shton masat anti-Covid, vendi mbyllet në orën 19:00, dalja bëhet me anë të sms-ve 

3 Mars 2021, 17:28 Nga DOSJA
Situata përkeqësohet, Greqia shton masat anti-Covid, vendi mbyllet

GREQI- Greqia ka rritur masat anti-Covid ditën e sotme. CNN.gr shkruan se masat e marra do të jenë në fuqi deri në datën 16 Mars. Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vasilis Kikilias tha se zona e Atikës është më e rrezikshmia dhe se po kalojnë nga niveli i gadishmërisë së krizës në zbatimin e një plani emergjence.

“Unë dua të jem i qartë dhe i sinqertë me ju siç kam qenë që nga fillimi i pandemisë. Në Atikë, presioni i marrë nga SHSSH nuk është më në “të kuqe”, është në “të kuq të thellë. Prandaj, ne po kalojmë nga niveli i gatishmërisë së rritur të menaxhimit të krizës në nivelin e zbatimit të një plani emergjence,” tha Kikilias

Masat e reja: 

Masat do të hyjnë në fuqi nga nesër deri në 16 Mars.

Vendi do të ndahet në dy ngjyra: të kuqe dhe të kuqe të theksuar.

Dalja do të bëhet me sms.

Për çdo veprim jashtë shtëpisë duhet të merret leje. 

Stërvitjet do të lejohen në masa të rrepra sigurie.

Për zonat e kuqe ndalimi i lëvizjës do të bëhet nga ora 21:00 deri në 05:00.

Ndërsa për zonat me të kuqe të theksuar ndalimi i qarkullimit do të bëhet nga ora 19:00 deri në 05:00. 

Vendet në të kuqen e theksuar janë: Atika, Achaia, Arcadia, Selaniku, Larisa, Lefkada përveç Meianisi, Fthiotida, Argolida, Korinth, Thesprotia, Arta, Samos, Beeotia, Chios, Etoloakarnania, Rodos, Heraklion dhe Evia.

Që nfga filllimi i pandemisë deri tani në Greqi janë 197,279 regjistruar perosna me Covid, ndërsa 6,597 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni covid ne greqi vasilis kikilias covid ne greqi vasilis kikilias

Sondazh

Poll