Bota

Çitaku mbaron mandatin e saj si ambasadore në SHBA, MJP: Na përfaqësoi në mënyrë të jashtëzakonshme  

3 Mars 2021, 17:04 Nga DOSJA
Çitaku mbaron mandatin e saj si ambasadore në SHBA, MJP: Na

SHBA- Vlora Çitaku ka përfunduar ditën e sotme mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me anë të një postimi në Twitter. MJP shkruan se Çitaku e përfaqësoi Kosovën në mënyrë të jahstëzakonshme dhe i ka uruar sukses në angazhimet e saj të radhës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falenderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.S uksese dhe mbarësi në angazhimet e rradhës Ambasadore Çitaku”,thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kosovo’s Ambassador in #WashingtonDC @vloracitaku has successfully completed her mandate.

We would like to express our most sincere gratitude for her service and outstanding representation of #Kosovo?? to the #UnitedStates ??.

The very best in your future endeavors Ambassador! pic.twitter.com/VB8XENNF5F

— MFA Kosovo ?? (@MFAKOSOVO) March 3, 2021

Pas mbarimit të mandatit të Çitakut, ende nuk është vendosur se kush do të jetë ambasadori/ja i/e ardhshme e Kosovës në SHBA.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora mjp vlora citaku mjp vlora citaku

Sondazh

Poll