Aktualitet

Mori pllaka guri dekorative në Malin e Tomorrit, procedohet penalisht 33-vjeçari

3 Mars 2021, 13:26 Nga DOSJA
Mori pllaka guri dekorative në Malin e Tomorrit, procedohet penalisht

POLIÇAN– Një 33-vjeçar nga Poliçani është proceduar penalisht pasi akuzohet për dëmtimin e zonave të mbrojtura.

Policia njofton se ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt” me një automjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ që dyshohet se u nxorën në Malin e Tomorrit.

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale  “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Berat dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrollit të ushtruar në zonën e mbrojtur të Malit të Tomorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dërrasa e Novajt”, me një mjet tip “Fuoristradë” të ngarkuar me pllaka guri dekorativ, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari ne polican mali i tomorrit mori pllaka dekorative arrestohet 33 vjecari ne polican mali i tomorrit mori pllaka dekorative

Sondazh

Poll