Bota

Rumani, ish-presidenti Traian Basescu themeloi Drejtorinë Antikorrupsion, i dënohet vajza me 5 vjet burg

3 Mars 2021, 15:12 Nga DOSJA
Rumani, ish-presidenti Traian Basescu themeloi Drejtorinë Antikorrupsion, i

RUMANI– Gjykata e Apelit e Bukureshtit dënoi me pesë vjet burg vajzën e madhe të ish- presidentit Traian Basescu, Ioana Basescu si dhe me tetë vjet  ish-ministren e turizmit, Elena Udrea për korrupsion në lidhje me financimin e paligjshëm të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale në 2009.

Sipas Reuters, dënimet nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në Gjykatën e Lartë. Sipas aktakuzës, të pandehurat mblodhën shuma parash nga korrupsioni, përvetësimi dhe evazioni fiskal që u përdorën më pas për të paguar për shërbimet e kontraktuara gjatë fushatës elektorale në vitin 2009, kur Basescu fitoi mandatin e tij të dytë dhe të fundit në detyrë.

Basescu, tani një deputet evropian, u bë president në 2004 në një reformë, anti-korrupsion dhe fitoi një mandat të dytë pesë-vjeçar në 2009. Disa njerëz të tjerë pranë tij janë dënuar me burg për korrupsion në raste të tjera dhe ai është bërë kritik ndaj prokurorëve anti-korrupsion.

Gheorghe Nastasia, një ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit gjatë mandatit të Elena Udrea, gjithashtu mori një dënim me gjashtë vjet burg për ryshfet. Dy të pandehur të tjerë morën dënime me kusht me burg dhe gazetari Dan Andronic u lirua nga të gjitha akuzat.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota elena udrea ioana basescu traian basescu elena udrea ioana basescu traian basescu

Sondazh

Poll