Bota

Procesi i numërimit të votave të diasporës është drejt fundit, zëdhënësi i KQZ-së: Nesër pritet rezultati përfundimt

3 Mars 2021, 14:57 Nga DOSJA
Procesi i numërimit të votave të diasporës është

KOSOVË-Procesi i numrit të votave nga diaspora është duke vazhduar në Qendrën për Numërim dhe Rezultate.

Sipas Gazeta Express, zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të zgjedhjeve Valmir Elezi ka thënë se ky proces është drejt përfundimit dhe se rezultati përfundimtarë mund të shpallet ditën e nesërme.

Po ashtu, ndër të tjera ai ka thënë se rezultatet përfundimtare do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit dhe komunave.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në pëfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet as përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve. Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë,”-ka thënë ai.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora vladimir elezi zgjedhjet ne kosove vladimir elezi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll