Bota

Covid-19 në festivalin e Sanremos, këngëtari Ireme nuk do të performojë sot live pasi bashkëpunëtori i tij rezultoi pozit

3 Mars 2021, 14:24 Nga DOSJA
Covid-19 në festivalin e Sanremos, këngëtari Ireme nuk do të

ITALI– Këngëtari Irama duhet të tërhiqet nga konkursi i madh i Festivalit Sanremo, pasi një nga bashkëpunëtorët e tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Të gjithë kontaktet e ngushta me të në 48 orët e fundit duhet të respektojnë një karantinë 10-ditore.

Sipas protokollit prej 75 faqesh të këtij eventi, për të parandaluar efektet e rrezikut të infektimit, këngëtari Irama nuk do të jetë në skenë. raporton Ansa.it

Drejtori artisitik  e prezantuesi i këtij Festivali Amadeus, në konferencën për shtyp informouan se gjatë ditës së sotme do t’i kërkohej 25 këngëtarëve të tjerë, mundësinë që këngëtari Irama të mos eleminohet nga gara muzikore, por të lejohet të garojë me videon e regjistruar gjatë provave të përgjithshme të perfomancës së tij.

 “Nëse vetë Irama dëshiron ta përjashtojë veten e tij, ai është i lirë ta bëjë këtë. Do të më vjen keq, por në rast se do ta pranoj atë”,– tha Amadeus.

 “Bota ka ndryshuar, shkolla ka ndryshuar, mësimi bëhet në distancë, gjithçka ndryshon, mbledhjet e Presidentit të Këshillit mbahen në distancë, por Sanremo nuk mund të ndryshojë? Ashtë një ide e mrekullueshme që Irama të marrë pjesë me videon e provave, shpresoj që Big 25-të e tjerë ta pranojnë këtë propozim “.– tha Fiorello.

Këngëtari Irama ishte planifikuar të perfomonte live sot në natën e dytë të këtij Festivali,

Kënga e tij “La genesi del cuore”, është një himn ndaj jetës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fiorello ireme prezantuesi amadeus sanremo 2021 fiorello ireme prezantuesi amadeus sanremo 2021

Sondazh

Poll