Bota

Lajçaku mesazh për dialogun: BE-ja pret vazhdimin e diskutimeve

3 Mars 2021, 14:10 Nga DOSJA
Lajçaku mesazh për dialogun: BE-ja pret vazhdimin e diskutimeve

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak  ka mbaruar vizitën e tij në Kosovë dhe është nisur drejt Serbisë.

Ndërkohë, më anë të një postimi në Twitter, ai ka treguar se para se të largohej nga Kosova ka informuar shtetet anëtare të BE-së për vizitën në vend dhe se kanë rënë dakord që vazhdimi i dialogut është i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij,”-ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Before leaving Pristina today, I debriefed EU Member States about my visit. We agreed that the Dialogue is of key importance for Kosovo’s and Serbia’s European aspirations and the EU expects its continuation. pic.twitter.com/cSqiCI9Owe

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 3, 2021

Miroslav Lajçaku ka qëndruar për tri ditë në Kosovë ku është takuar me kryetarët e partive dhe presidenten në detyrë Vjosa Osmani. Ai ka mbajtur dhe një deklaratë për shtyp ku ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pret që dialogu të vazhdojë gjatë qeverisjes në partisë së re.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora miroslav lajčák miroslav lajčák

Sondazh

Poll