Bota

Numërohen mbi 41 mijë vota të diasporës, kryeson LVV-ja, pas saj renditet PDK-ja

3 Mars 2021, 15:12 Nga DOSJA
Numërohen mbi 41 mijë vota të diasporës, kryeson LVV-ja, pas

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani janë numëruar 41 mijë e 264 vota të diasporës.

Sipas Gazeta Express, në tabelën e publikuar nga KQZ-ja, tregohet se nga rezultati deri më tani ka kryesuar Lëvizja Vetëvendosje me 31 mijë e 807 vota. Ndërkohë, pas saj renditet PDK-ja me 3 mijë e 773 vota dhe më pas LDK-ja me 3 mijë e 383 vota.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll