Art&Argëtim

GAZETA FRANCEZE (1939) / Tradhtarët e Tiranës dhe Ciano-Duçja i tërbuar pas dështimit të skenarit të tij ndaj mbretit Zog

3 Mars 2021, 14:01 Nga DOSJA
GAZETA FRANCEZE (1939) / Tradhtarët e Tiranës dhe Ciano-Duçja i

“Sipas disa informacioneve, pushtimi brutal i Shqipërisë nuk është gjë tjetër veçse dështimi i tmerrshëm i një skenari të mirëorganizuar.

Musolini kishte planifikuar të paguante disa udhëheqës dhe figura politike shqiptare në Tiranë për të tradhtuar mbretin Zog.

Tradhtarët, të paguar fare mirë, do të simulonin një sulm kundër mbretit të Shqipërisë. Atëherë, Zogu, i shqetësuar, do të kishte kërkuar mbrojtjen e Italisë, e cila me bujari do t’i ofronte mbrojtjen e saj miqësore.

Por ndërmjetësit italianë, përgjegjës për shpërndarjen e këtyre të hollave, preferuan të mbanin pjesën më të madhe të liretave për vete duke shpërndarë vetëm shuma të pakta, kështu shqiptarët, të mërzitur, nuk pranuan të merrnin pjesë në këtë lojë.

Duçja, i tërbuar nga ky dështim, mori vendimin të zgjidhte një pushtim ushtarak.

Shpirti i këtij komploti të trazuar, njeriu përgjegjës i kësaj melodrame të errët thuhet se është Konti Ciano…”

Marrë nga Darsiani

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur aurenc bebja aurenc bebja

Sondazh

Poll