Art&Argëtim

Qëlloi me armë zjarri në ajër, po fshihej te familjarët! Arrestohet moderatori dhe menaxheri i VIP-ave, Meriton Mjekiqi

3 Mars 2021, 08:34 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri në ajër, po fshihej te

KOSOVË – Moderatori dhe menaxheri i VIP-ave në Kosovë, Meriton Mjekiqi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga efektivët e policisë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar për mediat vendase se moderator është përfshirë në një konflikt fizik pas një mosmarrëveshje në trafik.

Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, njoftoi policia.

Sipas Klan Kosova, Meriton Mjekiqi dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, është arrestuar në Fushë Kosovë në shtëpinë e një familjari të tij ku dyshohej se ishte në arrati, siç duket në videon e mëposhtëme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arrestohet meriton mjekiqi meriton mjekiqi arrestohet meriton mjekiqi meriton mjekiqi

Sondazh

Poll