Art&Argëtim

Moderatori u arrestua mbrëmë në Prishtinë, reagon avokati i Meriton Mjekiqit: Nuk ka gjuajtur me armë!

3 Mars 2021, 10:36 Nga DOSJA
Moderatori u arrestua mbrëmë në Prishtinë, reagon avokati i

KOSOVË– Avokati i Meriton Mjekiqi ka reaguar pas lajmit ku mbrëmjen e djeshme moderator u arrestua në Prishtinë.

Pas marrjes në pyetje, moderatori është lënë i lirë dhe kjo gjë është konfirmuar nga avokati i tij, Asdren Hoxha.

Avokati ka publikuar në Facebook një foto, ku shfaqet pranë moderatorit, dhe hedh poshtë dyshimet se ai mund të ndodhet në arrati. Hoxha shton se Mjekiqi është i lirë dhe nuk është intervistuar asnjëherë nga policia për gjuajte me armë, siç u raportua nga disa media.

Meriton Mjekiqi është i lirë…Unë jam avokat i tij edhe njoftoj opinionin se nuk është intervistuar për kurrëfarë gjuajtje me armë. Nuk ka qenë në arrati edhe ky lloj informimi nga mediat pa kurrëfarë konfirmimi zyrtar paraprak është brengosës…Në këtë rast është provokuar gazetari në rrugë edhe kjo është e vërteta…U dridh mali e u lind miu”, ka shkruar avokati në Facebook.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lirohet meriton mjekiqi reagon avokati i meriton mjekiqi lirohet meriton mjekiqi reagon avokati i meriton mjekiqi

Sondazh

Poll