Art&Argëtim

‘S’e kishim menduar ndonjëherë se do dashuroheshim bashkë’, rrëfen Çiljeta Xhilaga mbi marrëdhënien me Alba

2 Mars 2021, 15:19 Nga DOSJA
‘S’e kishim menduar ndonjëherë se do dashuroheshim

TIRANË– Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka folur si rrallë herë për partnerin e saj, portierin e Partizanit Alban Hoxha.

Në një intervistë për “Jashtë loje”, Cilejta tregoi se vazhdon të shijojë e qetë dashurinë me Alban Hoxhën dhe ka kuptuar prej kohësh se ata janë bërë për njëri-tjetrin.

“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do njihja dhe do dashurohesha.”- tha ajo.

”Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.”- shtoi Ciljeta.

Sipas saj Albani është një djalë shumë sentimental dhe besnik, dhe është një njeri familjar, dhe me shumë sedër.

Intervista e plotë:

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 2 Mars 2021, 07:40

TIRANË– Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar se kryebashkiaku Erjon Veliaj e ka ndihmuar në periudhën e saj më të vështirë, kur humbi të atin...

Art&Argëtim 1 Mars 2021, 08:30

TIRANË– Moderatorja dhe këngëtarja Eneda Tarifa është larguar nga spektakli i humorit ‘Portokalli’. Arsyet nuk u bënë të ditura nga ajo mirëpo filluan dysh...