Kapen 3 kg kanabis dhe kokainë në Tiranë, arrestohen poseduesit (DETAJE)
3 Mars 2021, 12:33Nga DOSJA
TIRANË– Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë të konsiderueshme parash dhe 2 aparate celular.
Po ashtu, policia bën me dije se është janë arrestuar dy vëllezër, 18 dhe 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin e marrë me qira, janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditen dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Sekuestrohen rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga poseduesit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka tmerruar banorët në disa zona në Greqi. Në disa video të siguruar nga Dosja.al shihet se si lëvizin orendi...
TIRANE- Enver Jakimi, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena ka përfshirë Gjergj Cukalin si porositës...
TIRANË– Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë ditën e sotme, lëkundjet janë ndjerë dhe në vendin tonë. Mësohet se tërmeti 5.9 ballë që ka goditur Lari...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, ku ka komunikuar akuzën që rëndon mbi efektivin Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-...
VLORË– Një italian ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar”.Arrest...
GJIROKASTËR– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit në qytetin e Gjirokastrës.Mësohet se do të vaksinohen me dozën e parë 70 persona t...
FIER– 6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.Policia bën me dij...
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raprton për vitin 2020 për Shqipërinë. Në këtë raport, theksohet se vendi ynë nuk ka bërë asnjë përp...