Ngacmime seksuale me të mitur, vjedhje dhe dhunë fizike, bien në pranga 6 persona në Fier (DETAJE)
3 Mars 2021, 08:50Nga DOSJA
FIER– 6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.
Policia bën me dije se një 20-vjeçar E.M. dhe një 28-vjeçar N.H., janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një dyqan në Reskovec.
Po ashtu, është arrestuar një 43-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçe. Një 63-vjeçar u arrestua në flagrancë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Njoftimi i plotë:
Vihen në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej të cilëve ishin në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe automjeti tip “Bmë” me të cilën kanë kryer vjedhjen.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit A. S., 43 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 63 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi në oborrin e banesës së përbashkët, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait dhe kunatës së tij shtetasve M. H., 70 vjeç dhe F. H., 54 vjeçe.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publik raprton për vitin 2020 për Shqipërinë. Në këtë raport, theksohet se vendi ynë nuk ka bërë asnjë përp...
TIRANË– Tre infermierë kanë humbur betejën e vështirë me COVID-19 ditën e djeshme.Lajmin e trishtë e ka dhënë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë pë...
POGRADEC– Aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec i mori jetën Delor Latifllarit.Dosja.al ka siguruar fotot e të ndjerit i cili në ...
TIRANË– Dita e sotme karakterizohet nga moti i kthjellët dhe me temperatura të larta në disa orë të caktuara. Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës vi...
POGRADEC– Një aksident ka ndodhur në minutat e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tje...