Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, mbi Nevaldo Hadërajn rëndon akuza ‘vrasje me dashje’

3 Mars 2021, 10:03 Nga DOSJA
Mbyllen hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, mbi Nevaldo

TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, ku ka komunikuar akuzën që rëndon mbi efektivin Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-vjeçarin më 8 tjetor të 2020-tës.

Akuza e re është ajo e vrasjes me dashje. Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i pa armatosur. Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe per armë zjarri dhe nuk është e Rashës ska asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je.

Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit.

SI NDODHI VRASJA?

Ka qënë efektivi Hajdaraj ai që ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur. Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”.

Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.

Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”.

Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25 vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdëraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllen hetimet per vrasjen e klodian rashes mbyllen hetimet per vrasjen e klodian rashes

Sondazh

Poll