Aktualitet

“Velo, a do punë?”/ Dëshmia e Enver Jakimit zbërthen planin e Cukalit për të ekzekutuar biznesmenin Gjon Mena:

3 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
“Velo, a do punë?”/ Dëshmia e Enver Jakimit zbërthen

TIRANE- Enver Jakimi, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena ka përfshirë Gjergj Cukalin si porositës të atentatit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Jakimi është shprehur se porositësi është Cukali, ndërsa nga rrëfimi që ka bërë Jakimi në prokurori, ka zbuluar se Cukali do t’i jepte 30 mijë euro, me të cilat do të blinte një shtëpi për veten dhe familjen.

“Kur bleva mjetin dhe e telefonova, ai më tha se ishte Gjergj Cukali dhe unë e njihja përmes mediave sepse kishte probleme me drejtësinë. Më pas jemi takuar herë pas herë përfshirë dhe në varrimin e një personazhi të njohur të botës së krimit. Sa i përket atentatit ndaj Gjon Menës, ku mbeti i plagosur, një ditë dikush më thirri ‘Velo’ dhe ktheva kokën. Nuk e kuptova pse më thirri kështu, por pashë se po më thërriste Gjergj Cukali. Ai tha se kishte një punë për mua, por fillimisht nuk doja të përfshihesha në aktivitetin e tij kriminal. Më tha se do të më paguante 30 mijë euro nëse do të vija minën me celular në automjetin e një personi, më shpjegoi arsyet dhe vendin ku unë duhet ta vendosja minën. Fillimisht nuk pranova, por më pas duke qenë se jam pa punë dhe pa shtëpi, vendosa ta kryej këtë punë me qëllim që të blej një banesë për veten dhe familje”, thotë Enver Jamaku në dëshminë e tij.

Atentati ndodhi më 9 shkurt 2021, ku në Kamëz, dy kushërinjtë Edmond dhe Enver Jakimi, i kanë vendosur eksploziv poshtë makinës tip BMW X5, biznesmenit Gjon Mena i njohur edhe si Altin Xhuxhi. Pas ngjarjes dy vëllzërit u arrestuan dhe treguan se për atentatin i kishte pajtuar Cukali.

Dosja.al solli edhe pamjet ekskluzive të arrestimit të Cukalit, i cili u la të shtunën në burg dhe akuzohet për  “tentativë vrasjeje kryer në bashkëpunim”, “mbajtje eksplozivi”, “sigurim mjetesh për kryerje vrasjeje kundrejt pagesës”. Vetë 42-vjeçari ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz, paraditen e 9 shkurtit, ndërsa Prokuroria dyshon se Cukali ka qenë një ndërmjetës dhe se pas atentatit është një tjetër porositës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver jakimi gjergji cukali gjon mena enver jakimi gjergji cukali gjon mena

Sondazh

Poll