Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 12 vite burg për mashtrim nga Gjykata e Milanos, 61-vjeçari italian kapet në Vlorë

3 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me mbi 12 vite burg për mashtrim nga Gjykata e Milanos,

VLORË– Një italian ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar”.

Arrestimi provizor i tij u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i plotë: 

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar”.

Arrestimi provizor i tij u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FAST Albania dhe Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe FAST Albania, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit italian Paolo Ali, 61 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, Itali, me vendimin e datës 08.07.2020, e ka dënuar me 12 vjet, 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Mashtrimi financiar”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet italiani ne vlore arrestohet italiani ne vlore

Sondazh

Poll