Politike

Ilir Meta do të garojë si deputet? Ngatërresa e presidencës, Blushi-Ramës: Nëse zgjidhesh më 25 prill do shihesh sy më s

3 Mars 2021, 10:51 Nga DOSJA
Ilir Meta do të garojë si deputet? Ngatërresa e presidencës,

TIRANË– Presidenca iu përgjigj me një mesazh të koduar sot kryeministrit Edi Rama pas akuzave që ky i fundit i drejtoi presidentit të Republikës, Ilir Meta, që e akuzoi si të lidhur me Berishën për të shkatërruar reformën në drejtësi. Në një postim në rrjetet sociale, në një gjuhë të habitshme, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi thotë se nëse Rama ka fat dhe zgjidhet si deputet më 25 prill 2021, me presidentin do të shihet sy më sy në Kuvend. 

POSTIMI I PLOTE:

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha! O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri. Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë. Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim! Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë. Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur. Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake. Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra! Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë.

Por çfarë ka dashur të thotë presidenca? Është vallë një ngatërresë e Blushit deklarata se pas 25 prillit, Meta do të jetë pjesë e parlamentit?

Ditën e sotme, gjatë prezantimit të programit ‘Drejtësia që duam’, Rama sulmoi presidentin Meta dhe liderët e opozitës. Ai tha se “falë shkallimit të Ilir Metës 25 prilli është bërë 1 rrugë e 4 punë, e ça punësh. Do votohet për t’i hapur më tej rrugë drejtësisë në këtë vend, për të larguar nga kreu i vendit Ilir Metën, dënuar përfundimisht në ekzilin e tij dixhital Sali Berishën dhe dërguar Kryemadhin aty ku e ka vendin, tek pakica e pakicës”. 

(kle.mu;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta presidenca i pergjigjet rames tedi blushi edi rama ilir meta presidenca i pergjigjet rames tedi blushi

Sondazh

Poll