Politike

Krah Albin Kurtit, kandidati i VV-së Boiken Abazi: Pandemia do të jetë fokusi ynë, fryma ekziston në të gjithë Shqipërin

3 Mars 2021, 10:17 Nga DOSJA
Krah Albin Kurtit, kandidati i VV-së Boiken Abazi: Pandemia do të

TIRANE– Boiken Abazi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, u zotua se VV në Shqipëri do të jetë zëri i të vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë. Abazi tha se fokusi i Vetëvendosjes do të jetë pandemi COVID19.


PJESË NGA FJALA E ABAZIT:

Ne synojmë të jemi zëri i të vërtetës në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do të nxjerrim në pah problemet. Angazhimi ynë është për drejtësi. Shqetësimi ynë kryesor është pandemia e cila ka mbërritur në nivele shqetësuese. Me përvojën e mjekëve në Shqipëri e Kosovë kemi në plan të japim pikat tona programore. Shqiptarët janë të lodhur me padrejtësinë. 3 dekada demokraci dhe ende Shqipëria nuk ka hyrë në rrugën e zhvillimit ekonomik. Jemi në fund të renditjes evropiane për vaksinimin. Ne do të angazhohemi që këto tema të jenë prioritet. Të gjithë qytetarët që kemi takuar, nga jugu e fshatrat e thellë të Shqipërisë, në qendër të Tiranës na kanë dëshmuar se ekziston në Shqipëri fryma për VV-në. Iu bëjmë thirrje që frymën ta shndërrojmë në angazhim për rrugën drejt fitores.

Lajmi kryesor: Albin Kurti në Tiranë: Do të vij të votoj më 25 prill 2021! Kandidatët e VV-së duhen votuar. Shteti shqiptar të mos krim e padrejtësi (MESAZHET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti ne tirane boiken abazi albin kurti ne tirane boiken abazi

Sondazh

Poll