Politike

Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 pr

3 Mars 2021, 09:11 Nga DOSJA
Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në

TIRANË–Etilda Gjonaj do të kryesojë listën e Partisë Socialiste në kryeqytet, ndërsa Toni Gogu do të garojë në vendin e deputetes Vasilika Hysi në kryeqytet. Këto ishin “lajmet” që prodhoi sot aktiviteti “Deputeti që duam”, ku më shumë sesa u fol për emrat e kandidatëve për deputetë, socialistët e patën fokusin tek Reforma në Drejtësi.


Kryeministri Edi Rama e nisi takimin me një monolog, ku në fokus ishte Drejtësia. Edi Rama nuk i kurseu akuzat dhe sulmet për opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi, ku tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar, por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese. Ai i cilësoi Partinë Demokratike, LSI-në dhe  KÇK-në si ‘tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh’.

Rama u shpreh se PS është mbështetja më e madhe e Reformës në Drejtësi, ku përmendi rastet e ‘freskëta’ të mjekut Edvin Prifti dhe gjyqtares Enkelejda Hoxha. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka pa përmendur as koalicionin e dy partive PD-LSI, duke e cilësuar si një “marrëveshje qesharake tragjedi-komike“. Sipas tij, kjo marrëveshje është e imponuar me Sali Berishës dhe Ilir Metës ‘për të lidhur kokën e Lulit’.

Rama u ndal edhe te elektoratit gri, ku i bëri thirrje që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit, për të vendosur edhe fatin e reformës në drejtësi. Ai shtoi se do të jenë qytetarët ata që do të vendosin se si do të jenë gjykatat apo dhe prokuroritë në dekada.

Gjatë prezantimit të platformës, u dha lajmi se deputetja Vasilika Hysi ka vendosur që pas 12 viteve të largohet nga angazhimet e saj nga Partia Socialiste. “Do u lë vendin kalamajve”, tha Rama referuar nxënësve të saj, Toni Gogu, Etilda Gjonaj, e ndërsa në fjalën e saj, Hysi ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit të saj në politikë.

Kryeministri Edi Rama e ka falënderuar Vasilika Hysin për kontributin e saj në PS, ndërkohë që ka pranuar gabimin me përzgjedhje të caktuara të njerëzve në PS. Ai i kërkoi falje Hysit më tej për shqetësimet dhe stresin që kanë kaluar për shkak të këtij gabimi.

(a.b;k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam edi rama reforma ne drejtesi vasilika hysi deputeti qe duam edi rama reforma ne drejtesi vasilika hysi

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 07:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...

Politike 3 Mars 2021, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka renditur sipas tij dështimet e Ramës në 8 vite qeverisje, shprehet se Shqipëria është një sht...