Politike

‘Kërcënojnë drejtësinë’/ Rama: PD, LSI dhe KÇK, tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh

3 Mars 2021, 09:30 Nga DOSJA
‘Kërcënojnë drejtësinë’/ Rama: PD, LSI dhe

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e lidhi sërish çështjen e zgjedhjeve me reformën në drejtësi, në një lidhje që e ka krijuar sot. Trekëndëshi sipas Ramës është PD-LSI dhe KÇK. Rama tha se Ilir Meta dhe Sali Berisha mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar dhe për këtë arsye, qytetarët duhet të votojnë PS.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh. Ne i hymë detin në këmbë dhe pse përpara nesh kishim mjergullën e dendur të skeptizimit për pamundësinë e një reforme në këtë vend, Mos harroni çfarë kemi hequr me ata që sot kërkojnë votën tuaj. Mos e harroni se çfarë u desh të bënin partnerët tanë për të sjellë në votim Saliun, Ilirin. Lulin, Monikën për të zhbërë atë koalicion të firmosur kundër drejtësisë. Miq lejomëni të jemi i drejtpërdrejtë. Kush e ka menduar që vota për vettingun dhe vetë vettingu do çonin njerëz një burg nuk e kanë mbajtur parasysh që ajo nuk është një gjykatë partizane por fshesa e drejtësisë. Presidenti i republikës dhe ish-presidenti më famëkeq mbështeten nga gjyqtarët e korruptuar. PD, LSI dhe KÇK janë tre këmbët e të keqes me dy koka presidentësh që kërcënon fatin e reformës në drejtësi. Nëse ju çon në prerjen e atyre forcave për inat të qeverisë, ju garantoj se pa dashje do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër. Unë nuk dua të ju them se nuk keni arsye të jeni të nevrikosur me mua.

Lajmi kryesor: Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 prillin! Marrëveshje tragjikomike për të lidhur kokën e Lulit

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 07:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...

Politike 3 Mars 2021, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka renditur sipas tij dështimet e Ramës në 8 vite qeverisje, shprehet se Shqipëria është një sht...