Politike

U pyet për avantazhet e Ramës, përfaqësuesja e re e PS-së ‘hutohet’, kërkon shtjellim të pyetjes tre herë

3 Mars 2021, 09:52 Nga DOSJA
U pyet për avantazhet e Ramës, përfaqësuesja e re e

TIRANË– Kandidatja e re për deputete e Partisë Socialiste, Albana Hana është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për avantazhet e kryeministri Rama.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Hanës iu desh të kërkonte tre herë shpjegime nga moderatori për pyetjen e drejtuar ndaj saj, ndërsa ky i fundit u nervozua me shpjegimin  për të disatën herë.

Si përgjigje, Hana deklaroi se sheh si anë poizitive faktin që Rama u qëndron kauzave deri në fund.

Pjesë nga biseda mes përfaqësues së PS dhe Fevziut:

Fevziu: Beson tek Rama?

Hana: Mund të ma shtjellosh pak më konkretisht në çfarë sensi?

Fevziu: Pas tetë vitesh në qeverisjen e vendit, vazhdon të besosh tek Rama si lider politik dhe kryeministër i mundshëm?

Hana: Nuk do të isha këtu përndryshe.

Fevziu: Cilat janë avantazhet e Ramës?

Hana: Sërish të pyes, të lutem ma shtjello pak?

Fevziu: Avantazhet si politikan.

Hana: Sërish të pyes, avantazhet si politikan?

Fevziu: Cilat janë avantazhet që e bëjnë atë të preferuar për ju?

Hana: Fakti që ai i qëndron kauzës së tij deri në fund.

Fevziu: Unë nuk di ndonjë politikan që nuk i qëndron kauzës.

Hana: Unë di plot për vete…

Fevziu: Përshembull?

Hana: Do t’i lëmë për herët e tjera…

Fevziu: Cfarë bindje keni ju për liderin që udhëheq?

Hana: Është këmbëngulës dhe i shkon deri në fund kauzës, veçanërisht për reformën në drejtësi.

Fevziu Për këtë kishim votuar Donald Lu-në ne.

Hana: Nuk e kuptoj këtë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana hana albana hana

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 07:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...