Politike

Monologu i Ramës: E di që jeni lodhur duke pritur drejtësi! Jeni lodhur me ata që kanë veshur kostume dhe duken të papreks

3 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
Monologu i Ramës: E di që jeni lodhur duke pritur drejtësi! Jeni

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se reforma në drejtësi ende ka kohë për të dhënë efektet e para. Në fjalën e tij në aktivitetin “deputeti që duam”, Rama foli për drejtësinë si një nga reformat më të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Mbase do çuditeni por kjo temë nuk është ekonomia. Më dëgjoni, këto zgjedhje lidhen me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit. E di mirë që jeni lodhur, duke pritur drejtësi. Jeni lodhur me padrejtësisë që vazhdojnë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër. Sidomos për ata që kanë kostume dhe kravate dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme dhe që duken të paprekshëm. Por kjo lodhje është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Nuk është punë e lehtë, përkundrazi është puna më e vështirë. Nuk është një punë që bëhet shpejt, kërkon më shumë kohë, vendosmëri se çdo punë tjetër. Kjo punë ka nisur shumë pak vite më parë, këtë punë mos e harroni kurrë mund ta niste dhe mund ta bitisë nesër vetëm një forcë politike në këtë vend, Kjo e jona, PS. Mos e vini në dyshim dhe mos u zhgënjeni nga puna e drejtësisë. Mos e harroni se çfarë iu desh të bënin partnerët tanë, dhe tërë kukullat e atij kolalicioni që u firmos dy ditë më parë kundër drejtësisë. Për ti nxjerrë ata nga cadra e ngujimit, u dhanë vende në qeveri dhe poste në administratë, duke iu ardhur pas avazit vetëm e vetëm që të ktheheshin në kuvend e të votonin vetingun, e që vetëm pastaj të hynin në zgjedhje. Do thoni po mirë ikën 4 vite që kur ta dhamë timonin, po kush dreqin është futur në burg nga ata që ju i dini dhe unë i di.

Lajmi kryesor: Rama: Meta e Berisha kërcënojnë reformën në drejtësi, koalicioni PD-LSI, kanë mbledhur “Kuçin dhe Maçin” për 25 prillin! Marrëveshje tragjikomike për të lidhur kokën e Lulit

(a.b;f.g/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Mars 2021, 07:57

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video në ‘Facebook’ nga kantieri i ndërtimit të ekoparkut të Durrësit. Teksa sjellë në kujtesë...

Politike 3 Mars 2021, 07:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka renditur sipas tij dështimet e Ramës në 8 vite qeverisje, shprehet se Shqipëria është një sht...