Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill
TIRANË– Edi Rama do të bëjë një rifreskim të grupit parlamentar, duke lënë jashtë disa emra që nuk kanë pasur protagonizëm politik në këtë legjislaturë.
Ndërkohë, kjo javë e fundit përpara dorëzimit të listave në KQZ po përdoret për të përgatitur një skuadër që të mundësojë të paktën 71 mandate, ndaj socialistët nuk do të kursejnë as biznesmenët, as familjarët e tyre, e po ashtu as disa deputetë të opozitës së re në Kuvend me qëllim që të arrijnë objektivin.
Asgjë nuk është ende e sigurt për askënd, e gjithsesi ABC ka mësuar se kush janë emrat që po diskutohen qark pas qarku.
Në Tiranë, pikëpyetja më e fortë politike është nëse do të kandidohet ose jo Fatmir Xhafaj. Teksa në listë, shihen si risi, futja si deputete e ministreve Balluku e Gjonaj, dhe rikthimi i Fidel Yllit nga Durrësi në Tiranë. Dukshëm bie në sy dhe faktorizimi i bashkëpunëtorëve të Veliajt, si prefekti Toni Gogu dhe zëvendësministrit Etjen Xhafaj.
Kamza dhe Paskuqani janë zonat ku do të provojnë të thyejnë rregullat të paktën 4 deputetë që vijnë nga listat parlamentare: Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi.
Në Elbasan, vihet re një konfrimin që i është dhënë Sajmir Hasallës, të afërmit të Aqif Rakipit për të kandiduar për socialistët me përgjegjësi Peqinin, ku ai ka qenë edhe kryetar bashkie. Po ashtu, lista socialiste e Elbasanit do të mbajë dhe Albana Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, si dhe Erald Xhanin, këshilltarin e Taulant Ballës.
Korça nuk prodhon për momentin asnjë risi, veç kandidimit të sigurt të Niko Peleshit dhe Ilir Pendavinjit, si dhe mundësinë e lartë të rikonfirmimit të Eduard Shalsit. Vendi është bosh për një zonjë brenda 3 emrave të parë, që mund të jetë edhe Blerina Gjylameti.
Në Durrës, lista do të udhëhiqet nga vetë Rama, i shoqëruar nga Lefter Koka e Milva Ekonomi. Emrat e tjerë janë të gjithë të ndryshueshëm dhe të papërcaktuar.
Në Fier, të vetmit të sigurt duket se janë Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe, ndërsa një prej kandidatëve më interesantë, duket Luan Bregasi. Biznesmenit mund t’i besohet zona e Patosit. Haki Çako, drejtori i emergjencave mund të jetë përgjegjës për Lushnjën, ndërsa edhe Petro Koçi pritet të jetë në listën e Fierit.
Lista e Beratit mban Blendi Klosin, Ermonela Felajn, ish kreun e ushtrisë Bardhyl Kollçaku, e po ashtu ish ministrin e LSI-së, Nasip Naço.
Në Vlorë, veç Ramës e Gjiknurit, lista pasurohet me Ministren e Financave, Anila Denajn. Një risi e këtij qarku është kandidimi i një biznesmeni që zotëron një rrjet të njohur klinikash mjekësore, Vasil Llajon, si përfaqësues të minoritetit grek.
Në Gjirokastër nuk ka surpriza. Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro do të udhëheqin listat, ndërsa në treshe do jetë edhe drejtori i postës shqiptare, Laert Duraj. Në Lezhë pritet një listë e përbërë nga Lindita Nikolla, Eduard Ndrecaj dhe Shpresa Marnoj.
Shkodra do të udhëhiqet nga Ilir Beqaj, por emri më i ri për të qenë në pjesën fituese, është ai i Benet Becit, drejtorit të KESH. Po ashtu prefektja Majlinda Agoni diskutohet si një prej tre emrave të parë. Lista pritet të përfshijë Paulin Stërkajn dhe Luan Harushën.
Në Kukës, PS nuk shpreson më shumë se një deputet, dhe emri më i diskutuar, është ai i Greta Durakut, vajza e një biznemeni të njohur të zonës.
Marrë nga Abcnews
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Çdo ditë njerëzit po vdesin’/ Qytetari i kërkon Ramës të mbyllë shkollat dhe lokalet, kryeministri: Ti vazhd
TIRANË– Shifrat e larta të personave që po infektohen nga Covid në Shqipëri ka sjellë tension mes qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshim masash. Një p...
E cilësoi Ramën arrogant, Hana: Jam duke hyrë në jetën politike
E ftuar në emisionin “Opinion”, Hana e ka cilësuar përfshirjen në PS si një dhënie mundësie.E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me arsyet që e shtynë në ...
Fitorja e Vetëvendosjes/ Frank Shkreli: Do sjell ndryshim në mbarë politikën shqiptare, do kenë shumë sfida. Dua që zgjed
TIRANË- Ish-gazetari dhe redaktori i “Zërit të Amerikës”, ka komentuar së fundmi zgjedhjet në Kosovë , të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, me Krye...
DASH vlerësoi Dvoranin/ Frank Shkreli: Vendim i gabuar, dikush ta tërheqë, komuniteti amerikan është revoltuar. Reforma në
TIRANË- Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, për EuroAzinë, Frank Shkreli, komentoi edhe dekoratën që Departamenti Amerikan i Shtetit i dha ish-kreut të KLD, ...
Mjeku Halim Kosova tregon arsyen e refuzimit të dekoratës nga ish-presidenti Nishani: Ai ndoshta e mori për ofendim
TIRANË– Mjeku njëkohësisht ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova ka treguar një histori personale sa i përket marrëdhënies me ish-presidentin e vendit, ...
“Nuk e sulmon PS”/ Mjeku Halim Kosova tregon pse e skualifikuan: Tritani më mban inat për tenderin “që nuk mbylla sytë
TIRANË– Mjeku Halim Kosova ka shpjeguar sipas tij se cilat mund të jenë arsyet që komisoni Ruli e kualifikoi atë. “Besnik Mustafa më ka thënë, që unë...
Koalicioni PD-LSI/ Halim Kosova: Do varet gjithmonë nga të tjerët, dhe për atë karrige i kanë mbyllur të gjithë sytë!
TIRANË- Mjeku dhe ish-depueteti i PD-së Halim Kosova, ka komentuar koalicionin e PD-së dhe LSI-së, për zgjedhjet e 25 prillit.I ftuar në emisionin ‘Open’, ...
‘Në ditët e vështira kuptojmë vlerën e njëri-tjetrit’, Rama publikon FOTOT E RRALLA: Dashuri në kohë të vaksinës!
TIRANË- Në disa qytete të Shqipërisë, tashmë ka nisur vaksinimi i të moshuarve me vaksinën kundër Covid-19.Ndërkohë, Kryeministri Rama, së fundmi ka postua...