Politike

‘Çdo ditë njerëzit po vdesin’/ Qytetari i kërkon Ramës të mbyllë shkollat dhe lokalet, kryeministri: Ti vazhd

3 Mars 2021, 06:20 Nga DOSJA

TIRANË– Shifrat e larta të personave që po infektohen nga Covid në Shqipëri ka sjellë tension mes qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshim masash. Një prej tyre i kërkon kryeministrit që të mbyllë shkollat dhe lokalet.

“Po moshat nen 105 vjec kur do nisin vaksinat? Mbyll gjerat e detyrueshme si shkollat dhe ata te jo nevojshme si klubet qe njerezit te evitojne grumbullimet. Leri fotot e propagandes, se ato 4 vaksina qe kane ardhur nuk dalin as per doktoret dhe infermieret, jo me per tjeret. Cdo dite njerez po vdesin, po mbesin invalide dhe po fiken ekonomikisht nga ky keqmenaxhim” e këshillon qytetari.

Rama shqetësimin e qytetarit e lidh me zgjedhjet e 25 prillit, duke e “rreshtuar” me opozitën.

“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025” i thotë kryeministri, duke nënkuptuar se nuk e diskuton mandatin e tretë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me komentues edi rama edi rama me komentues

Sondazh

Poll