Politike

Fitorja e Vetëvendosjes/ Frank Shkreli: Do sjell ndryshim në mbarë politikën shqiptare, do kenë shumë sfida. Dua që zgjed

2 Mars 2021, 21:57 Nga DOSJA
Fitorja e Vetëvendosjes/ Frank Shkreli: Do sjell ndryshim në

TIRANË-  Ish-gazetari dhe redaktori i “Zërit të Amerikës”, ka komentuar së fundmi zgjedhjet në Kosovë , të cilat u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, me Kryeministër Albin Kurtin. 

I ftuar në emisionin, ‘Ashow’ , Shkreli është shprehur se fitorja e tyre do të sjellë një ndryshim të madh në politikën mbarë shqiptare duke shtuar se do të kenë shumë sfida të mëdha. 

Në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, ai ka thënë se dëshiron që të jenë të lira dhe të ndershme. 

” Ky do të jetë ndryshim në politikën mbarë shqiptare jo vetëm në Kosovë. Më pëlqeu shumë fjalimi i Vjosa Osmanit në parlamentin shqiptar. Nuk do ta kenë kollaj situata në Kosovë nuk është e lehtë, është e ndikuar shumë edhe nga politika shqiptare. Ata nuk duhet të humbasin miqtë e vjetër në mënyrë që të fitojnë miqtë e ri.  Unë dua që ta shoh Shqipërinë numër 1 në Evropë. Dua që zgjedhjet të jenë të drejta.”- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike frank shkreli frank shkreli

Sondazh

Poll