Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Automjeti ngre në ajër 62-vjeçarin në Kamëz dhe e plas në tokë, zhduket nga vendi i ngjarjes, s’e gje

2 Mars 2021, 19:34 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ Automjeti ngre në ajër 62-vjeçarin

KAMËZ– Mbrëmë në orën 8 pa 20 të darkës në bulevardin Donald Trump, të Kamzës ndodhi një aksident automobilistik. 62-vjeçari, Ilia Ibra doli nga shtëpia për të hedhur mbeturinat. Ai bëri pikërisht këtë rrugë kaloi trotuarin, priti në cep të rrugës një makinë pasi e pa atë ndaloi. Por më pas një tjetër makinë kaloi me shpejtësi dhe goditi trupin e Ibros, nga goditja e rëndë trupi i 62-vjeçari shkoi 25 metra larg. Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Makina ka qenë Ford Mondeo ngjyrë gri. Nga policia nuk kemi asnjë informacion. Babai ka marrë disa fraktura dhe krisje në kokë. Është shumë rëndë”, tha Rivaldo Ilia, djali i tij.

Drejtuesit e mjetit që largohen në Itali, emërtohen si piratët e rrugës. Një veprim i tillë atje cilësohet si vrasje me paramendimin.

Në Shqipëri neni 273 i Kodit Penal ketë veprim e dënon me gjobë dhe deri një vit burgim. Një qytetar i ndershëm në këto raste duhet të ndalojë makinën dhe të telefonojë menjëherë pranë urgjencës dhe policisë me qëllim që t’i shpëtojë jetën e të aksidentuarit.

Sipas banorëve të zonës kjo rrugës është problematike, për këtë arsye ata i kanë drejtuar peticion Bashkisë së Kamzës.

Këtu çdo ditë ndodhin 2 aksidente, bashkia duhet të ndërhyjë menjëherë. Në peticion kemi kërkuar që në rrugë të ngrihen polica të shtrirë”,  tha Ervis Ilia, nipi i të aksidentuarit.

“Sa e rëndësishme është të telefonosh urgjencën në këtë raste? Një telefonatë shpëton një jetë. Nëse ndihma arrihety me vonëse kemi raste fatale”, tha Dritan Dushaj, kordinatoor urgjence.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kamez kamez plagoset ilia ibra aksident ne kamez kamez plagoset ilia ibra

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2021, 16:57

KORÇË– Igli Qani, 30 vjeç, një person me precedentë penalë është është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotm...