Aktualitet

Aksident në Tiranë, plagosen dy persona, pamjet kur i riu qëndron i shtrirë dhe pa ndjenja në tokë, policia dhe ambulanca

2 Mars 2021, 19:11 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, plagosen dy persona, pamjet kur i riu qëndron

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në në rrugën “Xhanfize Keko”, ku për pasojë dy të rinjë që po udhëtonin në motor janë plagosur rëndë. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije, se një automjet ka përplasur motorin dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur, drejtuesi dhe pasagjeri që po udhëtonte me të. 

Ndërkohë, në një video që të siguruar nga Dosja.al, shihet se njëri nga të rinjtë është i shtrirë në tokë që prej 20 minutash, ndërkohë deri më tani në vendngjarje nuk ka mbërritur as policia, por as ambulanaca. 

Siç, shihet se i riu është pa ndjenja, ndërkohë që përreth janë kalimtarët, të cilët mundohen që t’i vijnë në ndihmë. 

Ndërkohë, policia pas disa minutave ka mbëritur pas më shumë se gjysëm ore në vendngjarje, ku dhe ka bërë të ditur se dejtuesi i automjetit S.H ka përplasur motorin ku ndodheshin F. K dhe pasagjer E. D.

NJOFTIMI: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues S. H., mjeti me drejtues E. Zh dhe mjeti motorr me drejtues F. K dhe pasagjer E. D. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Mars 2021, 16:57

KORÇË– Igli Qani, 30 vjeç, një person me precedentë penalë është është dhunuar dhe më pas është plagosur me armë zjarri pasditen e sotm...