U vra gjatë grabitjes së 6 milionë eurove, njihuni me 13 emrat e Admir Muratajt
Murataj filloi të marrë masat e tij sapo mbërriti në atdhe. Fillimisht nisi të rregullonte imazhin e tij duke bërë disa ndërhyrje plastike. Ai jetonte në fsheht...
Ky dëshmitar është njeriu që modifikoi furgonin me logon Hetimi Tatimor, tek një servis në afërsi të Metarlugjikut në Elbasan. Ky biznes, është i regjistruar në emrin e Gentian Sharrës, por, pronari e ka lënë me qira të Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, njëri prej grabitësve.
“Genti e kishte më parë, kohët e fundit ishin disa persona të tjerë…”, tregon një banor në Elbasan.
Aty, gjithçka dukej krejt normale për këtë banor të zones që ka shtëpinë përballë servisit. Eldi Çala, vëllai i Klementit nuk njihej si person me precedent penal.
“Aty punohej si zakonisht”, tregon banori.
Furgoni është modifikuar në pjesën e shasisë dhe pjesën e përparme, duke i salduar pjesë hekur. Sipas dëshmive, edhe pjesa e baterisë është furgonit është ndërruar, sëbashku me logon Volkswagen.
Më pas në një biznes në Tiranë, i cili nuk është zbuluar, mjeti lyhet me ngjyrë të bardhë dhe vishet me adeziv me logot e hetimit tatimor. Kjo e fundit, ishte një strukturë shtetërore e cila ironikisht ishte shkrirë vetëm pak ditë përpara grabitjes.
Lëvizjet e grupit dhe përgatitja e planit realizohet mes Tiranës, Durrësit, Elbasanit, dhe Krujës, qytete që përkojnë me zonat ku banojnë pjesëtarët e grupit.
Kjo vilë, në pronësi të 48-vjeçarit Talo Çela, është vetëm 200 metër larg servisit dhe konsiderohet si një prej bazave të grupit. Top Story ishte i pranishëm në momentin e ndërhyrjes brenda saj nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit.
Kontrollet vijuan mbi dy orë, por nuk pati detaje lidhur me provat e siguruara.
Zonja që shihni, në banesën ngjitur është kunata e Klement Çelës. Ajo nuk pranon të japë intervistë por thotë se nuk kanë pasur asnjë dijeni për aktivitetin e kunatit.
Servisi pranë vilës, ishte marrë për një qëllim të caktuar, njësoj si një biznes fason që ishte themeluar një vit më parë po nga vëllai i Klement Çalës, Eldi.
“Para 5 muajsh, Eldi më tha që të shkojmë në dalje të Fushë Krujës të marrim një furgon por nuk shkova pasi i thashë se kam vajzën sëmurë. Pas dy ditësh, unë shkova te rrobaqepësia e Eldit kam parë një furgon”.
Pikërisht brenda rrethimit të këtij biznesi, rrobaqepsia e Eldi Çalës, shihet një furgon tip Shevrolet ngjyrë jeshil me targa të huaja. Mjeti ishte sjellë nga Kosova nga i ndjeri Admir Murataj. Po aty, parkohet një muaj para grabitjes një tjetër furgon tip Mercedes Vito. Bëhej fjalë për furgonin me logot e hetimti
Ne tentuam të kontaktojmë me dikë brenda biznesit, por, aty tashmë nuk ndodhet askush pas grabitjes së ndodhur në 9 Prill në Rinas.
Pronari Eldi Çala është në arrati, njësoj si vëllai Klement Çala, që konsiderohej person i afërt me Admir Muratajn.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Murataj filloi të marrë masat e tij sapo mbërriti në atdhe. Fillimisht nisi të rregullonte imazhin e tij duke bërë disa ndërhyrje plastike. Ai jetonte në fsheht...
Admir Nikaj, apo siç njihet gjerësisht, Admir Murataj, iku si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës. Goditja e f...
Pas ngjarjes së ndodhur në Bulqizë, ku dhjetëra qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, ka reaguar edhe prefekti i Qarkut Dibër, Nexhmedin Shehu.Në...
GJIROKASTËR– Aksident në aksin Dragot-Këlcyrë. Një mjet tip “BMW” është përplasur me një automjet tip “Benz”, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Si paso...
TIRANË- Fahri Balliu, babai i ish-deputetit Klevis Balliu i cili u arrestua ditën e djeshme gjatë një tubimi të paligjshëm, është fotografuar ditën e sotme...
“O Klevis, o hero gjithë Unaza ty të do”, “Lironi çunat!” dhe “Rama ik!”, janë disa nga parrullat e lëshuara nga protestuesit e Astirit përballë Drejtori...
Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje!” protestuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po protestojnë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë së Aleksandër Vu&c...
TIRANË- Pas arrestimit të disa prej banorëve të “Astirit” dhe ish-deputetit Klevis Balliu, protestuesit kanë bllokuar qarkullimin në zonën e Unazës së Re d...
Në mbyllje të protestës së organizuar nga Lëvizja “VETËVENDOSJE!” kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, është shoqëruar Klajdi...
PESHKOPI- Pas publikimit në Dosja.al të rastit nga Peshkopia ku 2 vajza të mitura janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçar, denoncim...