Aktualitet

Hapet kutia e Pandorës/ Qytetarët e Peshkopisë denoncojnë: Qarkullojnë më shumë se 10 video intime, përdoren për shanta

8 Maj 2019, 17:27 Nga DOSJA
Hapet kutia e Pandorës/ Qytetarët e Peshkopisë denoncojnë:

PESHKOPI- Pas publikimit në Dosja.al të rastit nga Peshkopia ku 2 vajza të mitura janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një 40-vjeçar, denoncime të tjera kanë mbërritur në redaksi. (Lexo këtu)

Në një mesazh drejtuar redaksisë të Dosja.al, një qytetare pretendon se të paktën 10 video të tjera qarkullojnë në qytet. Dyshohet se të përfshira janë vajza të mitura por edhe gra të martuara.

Denoncuesja pretendon se e gjithë Peshkopia ka dëgjuar për këto raste pasi prej tre muaj qyteti veri-lindor gëllon nga fjalët. Madje, sipas saj, edhe Policia është në dijeni të plotë të ekzistencës së këtyre videove.

Videot me material intim tashmë diskutohen nëpër lokale, ndërsa prindërit janë njëherasi të alarmuar dhe të shqetësuar nëse një prej “viktimave” të radhës mund të jetë edhe vajza e tyre.

Ditën e sotme u bë publik ekskluzivisht në Dosja.al se dy vajza, në moshën 18-vjeçare janë filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një burrë 40 vjeç. Tanimë vajzat janë nën kërcënimin e burrit dhe personave të tjerë se video do të publikohet, nëse nuk japin një kuotë të caktuar parash. Policia deklaroi për Dosja.al se rasti po ndiqej por se nuk mund të publikonin detaje nga hetimet. 

Dosja.al do e ndjekë hap pas hapi këtë fenomen të ri që rrezikon psikologjinë dhe rritjen e adoleshentëve për të parandaluar ngjarje tragjike si ajo e Beratit. Bullizmi dhe shantazhi online duhet ndaluar sa më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shantazh me video intime shantazhet ne peshkopi shantazh me video intime shantazhet ne peshkopi

Sondazh

Poll