Aktualitet

Tym e flakë nga protestuesit, banorët e Unazës së Re rrethojnë Policinë e Tiranës: Lironi Klevisin!

8 Maj 2019, 18:41 Nga DOSJA
Tym e flakë nga protestuesit, banorët e Unazës së Re

“O Klevis, o hero gjithë Unaza ty të do”, “Lironi çunat!” dhe “Rama ik!”, janë disa nga parrullat e lëshuara nga protestuesit e Astirit përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata kërkojnë lirimin e ish-deputetit Klevis Balliu si dhe të protestuesve të tjerë të arrestuar, ndërsa i kanë vënë flakën gomave duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

“Arrestimi i deputetit është në radhë të parë për t’u bërë presion banorëve të Unazës së Re, sepse ai është një prej nesh. Ai nuk ka munguar asnjë ditë në protestën tonë”, – tha një ndër banorët para Polcisë.

Drejt policisë janë hedhur nga banorët edhe kapsolla e tymuese në shenjë proteste. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i klevis balliut banorët e astirit në protestë banorët e astirit rrethojnë policinë klevis balliu arrestimi i klevis balliut banorët e astirit në protestë banorët e astirit rrethojnë policinë klevis balliu

Sondazh

Poll