Aktualitet

I biri i burgosur, Fahri Balliu i shqetësuar pranë Drejtorisë së Policisë (Foto)

8 Maj 2019, 18:42 Nga DOSJA
I biri i burgosur, Fahri Balliu i shqetësuar pranë Drejtorisë

TIRANË- Fahri Balliu, babai i ish-deputetit Klevis Balliu i cili u arrestua ditën e djeshme gjatë një tubimi të paligjshëm, është fotografuar ditën e sotme jashtë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në fotot e shkrepura nga fotografi Agim Rama, Balliu duket mjaft i shqetësuar teksa flet në telefon.

Vendimi për djalin e tij, Klevis Balliun pritet të merret ditën e nesërme nga Gjykata e Tiranës. Ish-deputeti u arrestua pasi ditën e djeshme bashkë me disa banorë të Unazë së Re pasi u përpoqën të bllokonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Balliu u shoqërua nga forcat Shqiponja ndërsa në momentin që ai po futej në furgonin e policisë ka bërë rezistencë. Pas komunikimit të akuzës dhe urdhërit të arrestit, Balliu nuk ka pranuar asgjë. Madje ai ka akzuuar policinë për dhunë fizike gjatë shoqërimit të tij. Menjëherë pasi ka mbërritur në komisariatin nr.6, ish deputeti ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës.

Pas kqyrjes së trupit, ekspertët mjeko ligjore përpiluan një raport i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet paraqitet nesër gjykatës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i klevis balliut arrestohet klevis balliu fahri balliu klevis balliu arrestimi i klevis balliut arrestohet klevis balliu fahri balliu klevis balliu

Sondazh

Poll