Aktualitet

Vetëvendosje protestë në Tiranë kundër ardhjes së Vuçiç, përplasje me policinë

8 Maj 2019, 18:09 Nga DOSJA
Vetëvendosje protestë në Tiranë kundër ardhjes së

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje!” protestuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po protestojnë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Sipas policisë, tubimi ishte i paligjshëm, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Bojken Abazi, drejtori ekzekutiv i “Vetëvendosje!” në Shqipëri, i cili tha se ka pasur dy kthimpërgjigje, në njërën prej të cilit thuhet se jepet leje për tubim të hënën, por kjo mohohet nga policia.

“Tubimi juaj është i paligjshëm, shpërndahuni ose do të procedoheni”, – ishte paralajmërimi i policisë, duke u vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e aktivistëve.

Policia tha se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Kjo ka bërë që aktivistët të mbështetur nga qytetarët që janë kundër vizitës së Vuçiç, janë përplasur me policinë duke u shtyrë për të kaluar kordonin.

Më tej policia ka ushtruar dhunë ndaj një prej aktivistëve.

A.S/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander vucic vetvendosje vetvendosje ne proteste vetvendosje proteste kunder vucic vuçiç në tiranë aleksander vucic vetvendosje vetvendosje ne proteste vetvendosje proteste kunder vucic vuçiç në tiranë

Sondazh

Poll