Politike

Presidenti Meta bën homazhe për kompozitorin e shquar shqiptar, Agim Krajka: Humbje e jashtëzakonshme jo vetëm për kulturë

2 Mars 2021, 19:28 Nga DOSJA
Presidenti Meta bën homazhe për kompozitorin e shquar shqiptar, Agim

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri sot homazhe për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar shqiptar, Agim Krajka.

Kreu i Shtetit vendosi një kurorë me lule dhe u përul me respekt para trupit të pajetë duke u shprehur personalisht ngushëllimet e sinqerta familjes Krajka, të afërmve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve artistë të kompozitorit të paharruar.

Presidenti Meta vuri në dukje se ndarja nga jeta e njërit prej personaliteteve të muzikës së lehtë dhe popullore shqiptare, këtij mjeshtri të jashtëzakonshëm dhe virtuoz, me një kontribut të vyer përgjatë dekadave në transmetimin e vlerave më të spikatura shpirtërore të kulturës sonë te brezat e rinj, e ka lënë thellësisht të pikëlluar, dhe se kjo është një humbje e jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën tonë, por edhe për të gjithë komunitetin kombëtar të artistëve.

Skenaristi dhe kompozitori i njohur, Agim Kraja, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nderron jete agim krajka ilir meta nderron jete agim krajka

Sondazh

Poll