Politike

Zgjedhjet e 25-Prillit, KQZ regjistron koalicionin ‘Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim’ dhe ‘Aleancën’

2 Mars 2021, 16:20 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25-Prillit, KQZ regjistron koalicionin ‘Partia Demokratike-

TIRANË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, në mbledhjen online që ka zhvilluar ditën e sotme ka regjistruar edhe koalicionin “PD-Aleanca për Ndryshim”, i Partisë Demokratike me aleatët.

Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet” tha kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Po ashtu, KQZ regjistroi edhe koalicionin “Aleanca” që përbëhet nga partitë Aleanca Demokratike Shqiptare, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Aleanca e Reformave Demokratike, Aleanca barazi dhe drejtësia europiane, Partia lëvizja punëtore shqiptare, Aleanca partia për mbrojtjen e te drejtave te emigranteve dhe Partia me aftësi të kufizuara të Shqipërisë, të cilat përfaqësohen nga deputetët e opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa.

Koalicioni i Partisë Demokratike me aleatët e saj është regjistruar në KQZ me emrin “PD-Aleanca për Ndryshim”, më datë 24 shkurt. Në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit do të garojnë 14 parti të cilat do të udhëhiqen nga Partia Demokratike. LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët. Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit e se do të garojë e vetme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz kqz

Sondazh

Poll