Politike

“Kemi borxhe, fëmijët po na ikin jashtë”! Duma me fermerët në Kavajë: Do rrisim mbështetjen për hapjen e bizneseve

2 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
“Kemi borxhe, fëmijët po na ikin jashtë”! Duma me

KAVAJË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Grida Duma, vijon takimet me banorët në zonën që përfaqëson në zgjedhjet e 25 prillit, Kavajë.

Së fundmi, Duma ka zhvilluar një takim me fermerë në familjen e shtetasit Shaqir Seferi, në Helmes të Kavajës, të cilët mes të tjerash kanë shprehur shqetësim për ikjen e të rinjve jashtë.

“Femijet ikin se nuk kane te ardhme. Kemi borxhe dhe e vetmja mundesi ishte te largoheshin femijet ne emigracion…”, i kanë thënë fermerët ish-deputetes.

Ndërkohë, Duma është shprehur se duhen rritur instrumentet e motivimit që të vijnë fëmijët në vendin e tyre.

“Kemi tokat e nuk kemi mundesi ti kthejme ne produktive…nuk ka uje, nuk ka kanalizime. Prodhimi eshte shume pak dhe as shpenzimet nuk i mbyllim dot.
Partia Demokratike do te jape subvension te drejte perdrejte. Duhet te kthejme rinine e te rrisim instrumentat e motivimin te vijne femijet ne vendin e tyre.
Do te rrisim mbeshtetjen per hapjen dhe nxitjen e bisneseve ne bujqesise. Shqiperia fiton me 25 Prill, e ardhmja do ndryshoje!”, ka theksuar Duma.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll