Politike

Ndarja nga jeta e Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim Krajka, Basha: I shpreh ngushëllimet më të thella familjes

2 Mars 2021, 17:33 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, ka qenë i pranishëm në homazhet që janë bërë ditën e sotme për skenaristin e madh, Agim Kraja, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Teksa ka ndarë një foto në rrjetet sociale, Basha i shpreh ngushëllime familjes ndërkohë, shkruan se sot Shqipëria është në dhimbje, pasi kujton me nder dhe respekt të veçantë jetën e jashtëzakonshem të tij, i cili kontriboi në kulturën e vendit tonë. Basha, thekson se Kraja i kushtoi jetën kombit, duke shtuar se trashëgimia e tij do të mbetet një shembull për të gjithë shqiptarët.

“Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim Krajka. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së maestro Krajkës, të afërmve dhe miqve të tij. Shqipëria është sot në dhimbje dhe kujton me nderim dhe respekt të veçantë jetën e jashtëzakonshme të këtij burri të shquar, i cili ia kushtoi jetën ushqimit të shpirtrave të shqiptarëve në ditët e thatësirës më të madhe kulturore e shpirtërore të kombit. Vepra e maestro Krajkës qëndron si një testament për fuqinë e artit, provë se një vepër e vetme mund të bëjë dallimin, në çdo shpirt, në çdo shtëpi, në të gjithë vendin. Përpjekjet e palodhura të Agim Krajkës i dhanë atij jo vetëm titullin Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, por edhe respektin e mijëra shqiptarëve të frymëzuar nga arti i tij, si akt sublim lirie. Trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh si një shembull për të gjithë ne që të ngulmojmë në përpjekjen drejt të hijshmes dhe përsosjes!”- shkruan Basha . 

Skenaristi dhe kompozitori i njohur, Agim Kraja, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

(f.m;a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha nderron jete agim krajka lulzim basha nderron jete agim krajka

Sondazh

Poll