Politike

Përsëriti gabimin me Osmanin? Si kryeministri Rama injoroi politikanët më të rëndësishëm shqiptarë që shkelën sot në

2 Mars 2021, 18:52 Nga DOSJA
Përsëriti gabimin me Osmanin? Si kryeministri Rama injoroi

TIRANË– 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës solli sot në Shëipëri kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe Kryetarin e Komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj. Të katër, politikanët më të rëndësishëm të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut marshuan sot nëpër qytetin e Lezhës, ku kanë zhvilluar edhe një tubim.

Kurti, Sela, Kamberi e Gjeloshaj kanë zhvilluar edhe homazhe pranë memorialit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Lezhë, por asnjëri prej tyre nuk u prit nga kryeministri Edi Rama.

Pavarësisht mbërritjes së Kurtit, homologu i tij i ardhshëm nga Kosova, kreu i qeverisë vijoi me programin e tij të rutinës ditore, duke mos e injoruar totalisht fituesin e zgjedhjeve të 14-shkurtit.

Nga Lezha, Kurti dha një mesazh, teksa u shpreh se vendi duhet të ndjekë historinë brez pas brezi dhe se populli shqiptar duhet të zgjedhë përfaqësuesin e saj më të mirë dhe më të devotshëm, por nga Tirana nuk pati asnjë lloj reagimi.

Të njëjtën qasje, kryeministri Rama pati edhe me Vjosa Osmanin, në dhjetor të vitit të shkuar, kur ajo ishte e pranishme edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Osmani u prit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, krydemokrati Lulzim Basha dhe mbajti një konferencë të përbshkët me Presidentin Ilir Meta, ndërsa nga ana e kryeministrit pamë vetëm dy foto të publikuara në rrjetet sociale, për procedurë.

Këtë herë, as procedura nuk u ndoq me Kurtin. Por kjo nuk është një sjellje normale e kryeministrit Rama kur në tokën shqiptare shkelin figura të tilla. Përmendim këtu një vizitë të këngëtares shqiptaro-italiane Anna Oxa, e cila e bëri kreun e qeverisë të shkonte deri në Krujë.

Këngëtarja e njohur italiane me origjinë shqiptare, Anna Hoxha e njohur edhe si Anna Oxa mori zyrtarisht pasaportën shqiptare me një surprizë të mirëmenduar e të mirëpërgatitur nga kryeministri Edi Rama. E shoqëruar nga moderatori Ardit Gjebrea, këngëtarja shkoi në Krujë, aty ku edhe gjeti kryesocialistin për t’ja dorëzuar me duart e tij pasaportën.

Kjo gjë tregon se kur vetë Rama ka konsiderata për dikë, di si ta mirëpresë në Shqipëri apo edhe t’i japë rëndësinë e duhur, duke mos e injoruar aspak dhe duke mos e anashkaluar si diçka pa rëndësi. Në Rastin e Kurtit, kryeministrit tregoi këto të fundit…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurit ne lezhe albin kurti edi rama injoron albin kurtin nik gjeloshaj shaip kamberi vjosa osmani ziadin sela albin kurit ne lezhe albin kurti edi rama injoron albin kurtin nik gjeloshaj shaip kamberi vjosa osmani ziadin sela

Sondazh

Poll