Politike

Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu: Veliaj do të largohet si shofer betoniereje, edhe pse erdhi si kalorësi

2 Mars 2021, 16:19 Nga DOSJA
Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu: Veliaj do

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Voji Bregu është shprehur se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të pësojë humbje të madhe në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Bregu tha se Veliaj, me problemet që i ka krijuar Tiranës, do të largohet si shofer betoniereje edhe pse erdhi si kalorësi i gjelbërimit.

“Nëse në të gjithë Shqipërinë, humbja do të ketë një emër, që është Edi Rama, në Tiranë, humbja do të ketë një emër tjetër që është Erion Veliaj. Me problemet që i ka krijuar Tiranës, me krimet që ka kryer sipas nesh, në funksionin e Kryetarit të Bashkisë, pra një person që na erdhi si kalorësi i gjelbërimit dhe po na ikën tani si shofer betoniereje, sepse ashtu është katandisur,”- u shpreh Bregu.

Momenti në minutën 14:00

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj vojo bregu erion veliaj vojo bregu

Sondazh

Poll