Aktualitet

Vetëvendosje protestë në Tiranë kundër ardhjes së Vuçiç, policia dhunon protestuesit, shoqërohen 3 persona(FT+VD)

8 Maj 2019, 16:35 Nga DOSJA
Vetëvendosje protestë në Tiranë kundër ardhjes së

TIRANË- Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje!” protestuan në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku po protestojnë kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Sipas policisë, tubimi ishte i paligjshëm, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga Bojken Abazi, drejtori ekzekutiv i “Vetëvendosje!” në Shqipëri, i cili tha se ka pasur dy kthimpërgjigje, në njërën prej të cilit thuhet se jepet leje për tubim të hënën, por kjo mohohet nga policia.

 

[sgallery url=”https://dosja.al/vetevendosje-proteste-ne-tirane-kunder-ardhjes-se-vucic/”]

 

“Tubimi juaj është i paligjshëm, shpërndahuni ose do të procedoheni”, – ishte paralajmërimi i policisë, duke u vendosur në gardh për të mos lejuar kalimin e aktivistëve.

Policia tha se organizatorët do të mbajnë përgjegjësi ligjore. 

Kjo ka bërë që aktivistët të mbështetur nga qytetarët që janë kundër vizitës së Vuçiç, janë përplasur me policinë duke u shtyrë për të kaluar kordonin. 

Më tej policia ka ushtruar dhunë ndaj një prej aktivistëve.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aktivistët përplasen me policinë vetëvendosje në protestë vuçiç në shqipëri aktivistët përplasen me policinë vetëvendosje në protestë vuçiç në shqipëri

Sondazh

Poll