Politike

Rama: Presim nga BE hapjen e negociatave, kemi bërë mjaftueshëm

8 Maj 2019, 18:16 Nga DOSJA
Rama: Presim nga BE hapjen e negociatave, kemi bërë mjaftueshëm

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp bashkë me Frederica Mogherinin ka folur lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se tashmë është koha për t’i dhënë përgatitjes së negociatave, dhe për të filluar zyrtarisht çeljen e tyre.

“Gjykimi dhe vendimi final do të varet nga rrethanat specifike nga vendet anëtare. Ato varen nga ne po aq saç varen edhe nga faktorë jashtë nesh. Besojmë shumë që është koha për t’i dhënë fund një përpjekjeje për një fazë, siç është faza e përgatitjes së negociatave dhe për t’i filluar zyrtarisht negociatat. Besojmë se ajo që kemi bërë mjafton për të çelur negociatat por jemi ende larg mjaftueshmërisë në funksion të të ardhmes dhe Shqipërisë që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë,“-tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë pasdite bashkë me Frederica Mogherinin, folën lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe taksën ndaj mallrave serbe. Rama tha se vendi ynë e meritonte që vjet çeljen e negociateve, por tashmë presim KE për të marrë një vendim të merituar. Ndërsa, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini përgëzoi shqiptarët për tre sukseset e arritura, dhe vlerësoi hapat e reformës në drejtësi. Mogherini foli për krizën politike ku tha se kjo duhet të zgjidhet midis palëve, pasi nuk mund të bëj rolin e negociatores.

(a.m- k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave edi rama hapja e negociatave

Sondazh

Poll