Politike

Mogherini: Nëse hiqet taksa 100% mallrave serbe, e thërras që sot një sesion dialogu

8 Maj 2019, 16:59 Nga DOSJA
Mogherini: Nëse hiqet taksa 100% mallrave serbe, e thërras që sot

TIRANË– Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së,Federica Mogherini e pyetur nga gazetarët për çështjen e dialogut Serbi-Kosovë tha se është e gatshme të thërrasë që sot një sesion të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Por sipas saj, vendosja e taksës për mallrat serbe e ka bërë arritjen e një marrëveshjeje akoma më të  vështirë.

Më tej ajo shtoi se nuk ka asnjë plan komploti mes saj, kryeministrit shqiptar Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të copëtuar Kosovën.

Pyetja: Presidenti serb Vuçiç tha se nuk do ta njihte Kosovën edhe sikur ta varnin, ndërsa Haradinaj pretendon se ju, presidenti Thaçi dhe kryeministri Rama keni një plan për ndarjen e Kosovës.

Mogherini: Dialogu ka sjellë rezultate. Muajt e fundit kanë qënë të vështirë, në momentin kur e gjitha mund të kishte hyrë në një fazë arritjeje. Objektivi ynë ka qënë arritje e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Vendimi i Kosovës për taksat kanë krijuar një ambient që nuk është frytdhënës. Nga ana jonë ne kemi kërkuar heqjen e tarifave. Nëse hiqen, unë që sot do të bëja thirrje për rifillimin e këtij dialogu. Në mungesë të këtij mjedisi, unë e shoh të vështirë një arritje. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që po heqim dorë nga dialogu. Përgjegjësia është në duart e vendimmarrësve në Kosovë. Ne nuk jemi pjesë e ndonjë plani ne jemi në rolin lehtësues për të krijuar kushtet që të dyja palët të bëhen bashkë, dialogu është i tyre, nuk na përket ne.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë pasdite bashkë me Frederica Mogherinin, folën lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe taksën ndaj mallrave serbe. Rama tha se vendi ynë e meritonte që vjet çeljen e negociateve, por tashmë presim KE për të marrë një vendim të merituar. Ndërsa, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini përgëzoi shqiptarët për tre sukseset e arritura, dhe vlerësoi hapat e reformës në drejtësi. Mogherini foli për krizën politike ku tha se kjo duhet të zgjidhet midis palëve, pasi nuk mund të bëj rolin e negociatores.

(a.m/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike frederica mogherini taksa per mallrat serbe frederica mogherini taksa per mallrat serbe

Sondazh

Poll