Politike

Zgjedhjet lokale/ Rama: Të shtunën vendosim për emrat e kandidatëve, në garë për të marrë 61 Bashkitë

8 Maj 2019, 17:37 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Rama: Të shtunën vendosim për emrat e

TIRANË– Kryeministri dhe njëherazi kryetari i PS-së, Edi Rama ka dhënë një prononcim për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Rama me gazetarët:

Kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do konsolidojmë të gjitha kriteret dhe pastaj do të mandatojmë të deleguarit sipas qarqeve që të depozitojnë sipas afatit listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën e qytetarëve në të 61 bashkitë e venit për të marrë një mandat për 4 vitet e ardhshme në drejtimin e 61 bashkive.

Cilat bashki do t’i linin aleatëve?

Ne jemi regjistruar me një koalicion dhe kandidatët do të jenë kandidatë të koalicionit

Në garë dhe në demokraci hyjmë për të fituar me besimin që iu jep zgjedhësve alternativën më të mirë.  Nuk udhëhiqesh nga frika e atij që ke përballë por nga përgjegjësia për të dhënë maksimumin. Sigurisht fiton më i miri. PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton ligji zgjedhor. Funksionon një administratë zgjedhore që në krye ka KQZ.

Jeni mërzitur që nuk e keni Bashën përballë?

Duhen gjëra të mëdha që unë të mërzitëm, por jam i keqardhur që PD dhe simotra e vogël LSI ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye.

Keni negociata me PD-në? Brukseli thotë duhet ta zgjidhni vetë krizën.

Ndërkombëtarët kanë thënë që kriza u takon palëve. Palët kanë vendosur. Në raport me të nuk po ndodh asgjë.

Rasti i 17 maj 2017?

Jemi në 2019, 2017 është histori. Në 2017 kemi bërë një përpjekje të jashtëzakonshme të njëanëshme të udhëhequr nga unë. Kam bërë sasinë më të madhe të lutjeve, sot jemi në kushtet që kemi një përgjegjësi. T’i japim shqiptarëve kandidatët.

17 maji ishte gabim?

Unë mendoj që jemi në 2019, ajo ishte një zgjidhje e bërë me shumë vullnet të mirë. E bërë për një moment ndryshimi në qasjen e politikës ndaj zgjedhjeve që dha procesin më të mirë por nuk çoi në maturimin e nevojshëm të PD apo të një pjesë të politikës.

(k.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps mbledh kryesine zgjedhjet lokale 2019 edi rama ps mbledh kryesine zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll