Politike

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, mbledh Kryesinë/ Rama: Emrat e kandidatëve zyrtarizohen të shtunën

8 Maj 2019, 16:37 Nga DOSJA
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, mbledh

TIRANË– Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë për të diskutuar lidhur me emrat e kandidatëve të majtë që do të garojnë për 61 bashkitë në zgjedhjet e qershorit.

Mbledhja ka filluar me 20 minuta me vonesë për shkak të konferencës për shtyp që kryeministri Edi Rama kishte të planifikuar me shefen për Politikat e Jashtme, Frederica Mogherinin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në mbledhjen e sotme janë vendosur emrat e kandidatëve por bërja zyrtare e tyre do të bëhet të shtunën. Pas mbledhjes, kryeministri Rama pohoi faktin se zyrtarizimi i kandidatëve do të bëhet të shtunën duke u shprehur se do të futej në zgjedhje për të marrë të 61 bashkitë.

Sa i përket emrave të kandidatëve ende të paqarta mbeten kandidatët për: Durrësin, Vorën, Kavajën, 4 bashkitë e qarkut Dibër, Sarandën, Selenicën dhe Gjirokastrës. 

Deri më tani nga ana e PS-së janë konfirmuar disa prej kandidatëve të disa prej Bashkive më të mëdha në vend. Bëhet fjalë për : Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Dritan Leli për Vlorë, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatja në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Safet Gjici për Kukësin. Për bashkinë e Shkodrës qarkullon emri i prefektit të sapoemëruar Valdrin Pjetri në Shkodër.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps mbledh kryesine zgjedhjet lokale 2019 edi rama ps mbledh kryesine zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll