Politike

Zgjedhjet lokale/ Rama: Do të mbahen më 30 qershor, pak por e sigurt

8 Maj 2019, 18:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale/ Rama: Do të mbahen më 30 qershor, pak por e sigurt

TIRANË– Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, ka folur edhe për zgjedhjet lokale.

Rama tha se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe do të zgjidhjen 61 kryebashkiakët.

“Përsa i përket zgjedhjeve, ato do të mbahen në 30 qershor dhe do të zgjidhjen 61 kryebashkiakët. Pak por e sigurtë. Se kush merr pjesë, është zgjedhje e lirë. Ajo që ka rëndësi është që qytetarët do të votojnë më 30 qershor për bashkitë”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp këtë pasdite bashkë me Frederica Mogherinin, folën lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë, zgjedhjet lokale të qershorit, si dhe taksën ndaj mallrave serbe. Rama tha se vendi ynë e meritonte që vjet çeljen e negociateve, por tashmë presim KE për të marrë një vendim të merituar. Ndërsa, shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini përgëzoi shqiptarët për tre sukseset e arritura, dhe vlerësoi hapat e reformës në drejtësi. Mogherini foli për krizën politike, ku tha se kjo duhet të zgjidhet midis palëve, pasi nuk mund të bëj rolin e negociatores.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama frederica mogherini hapja e negociatave edi rama frederica mogherini hapja e negociatave

Sondazh

Poll